Lajme

Eurodeputetja franceze: Kosovës as viza as integrim në BE, ndaloni këtë çmenduri

Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde

Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, ka thënë se Kosovës as nuk duhet t’i liberalizohen vizat e as të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ajo në një postim në Twitter ka thënë se kjo është “çmenduri që duhet ndalur”.

“Kosova ishte në programin Parlamentit Evropian këtë javë. Ne kundërshtojmë zgjerimin në BE të këtij shteti. Ne gjithashtu kundërshtojmë heqjen e vizave për shumë shtetas të tyre. Koha ta ndalim këtë çmenduri. Thuaj jo”, ka shkruar ajo.

Për këtë tashme ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë DemokratikE të Kosovës,

Ndaj saj ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke i thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se liberalizimi nuk ndërlidhet me zgjerimin.

Çitaku madje ia ka kujtuar edhe faktin se qytetarët e Venezuelës lëvizin pa viza.

“Me gjithë respektin zonjë, e keni gabim për këtë. Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për udhëtim pa viza kohë më parë. Liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjerimin. Qytetarët e Venezuelës udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar Çitaku

Ndryshe, Franca dhe Holanda janë dy shtetet që aktualisht po e bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën./SHQIP.com