Lajme

Eurodeputeti: Liberalizimi i vizave për Kosovën urgjent dhe i rëndësishëm

Ilustrim

Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, është shprehur se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është urgjendje dhe e rëndësishme, transmeton Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Mandl, theksoi se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për liberalizim tash e një kohë të gjatë.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Sipas tij, në programin qeverisës të Qeverisë së re gjermane, “në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën”.

“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl./SHQIP.com