Sport Ndërkombëtar

EURO 2024/ Rumania “shkatërron” Ukrainën

Rumania e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Europianin ndaj Ukrainës.

Në “Allianz Arena” të Mynihut rumunët triumfuan me shifrat 3:0.

Në minutën e 29-të, pas një gabimi të mbrojtjes së ukrainasve Nicolae Stanciu realizoi një super gol me një goditje perfektë me të djathtën, e cila përfundoi në trekëndësh.

Goditja nuk i dha asnjë shans portierit të Real Madrid, Lunin.

Ndërkaq në pjesën e dytë, Rumania do të shfaqej edhe më agresive duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Marin në minutën e 53 dhe Dragus në të 57-ën.

/Shqip.com