Lajme

EULEX njofton zyrtarisht për shtimin e trupave në Kosovë

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX gjatë ditës së djeshme është përforcuar me 23 xhandarë nga karabinierët italianë.

Ata do të jenë pjesë e EULEX-it përkohësisht dhe do të kontribuojnë në sigurinë e vendit.

“NJPSR-ja e sapo zbarkuar aktualisht përbëhet nga 23 xhandarë nga karabinierët italianë dhe është e vendosur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Fushë Kosovë. NJPSR-ja është nën komandën e EULEX-it dhe do ta mbështesë Misionin në përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë ato si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë nëse është e nevojshme.

Siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë është prioriteti kryesor i EULEX-it dhe zbarkimi i Njësisë Policore të Specializuar Rezervë e tregon vendosmërinë e EULEX-it që të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin e Kosovës dhe të kontribuojë në sigurinë e popullatës së saj”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com