Lajme Botë

Estonia nuk njeh vendimin e Putinit për njohjen e dy regjioneve të Ukrainës si shtete të pavarura

Kryetari i Estonisë, Alar Karis ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për njohjen e dy regjioneve të Ukrainës si shtete të pavarura. 

Karis ka deklaruar se ata kurrë nuk do e njohin pavarësinë e Donetzkut dhe Luhanskut të cilat kontrollohen nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia.

Ka akuzuar Moskën se është duke kërkuar luftë të re në Evropë.  

“Estonia asnjëherë nuk do të njohë vendimin ilegal të Rusisë për njohjen e Donetskut dhe Luhanskut. Ato janë të njohura me ligjet ndërkombëtare si pjesë e Ukrainës sikurse Krimea. Qartësisht, Moska nuk është serioze sa i përket diplomacisë por është duke kërkuar luftë”, ka shkruar Karis në  “Twiter”

Ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, ka akuzuar Rusinë se ka shkelur ligjin ndërkombëtar me njohjen e dy territoreve të Ukrainës si shtete të pavarura.  

Është shprehur se Bashkimi Evropian do të veprojë në solidaritet me Ukrainën.

“Njohja e dy regjioneve separatiste që janë territore të Ukrainës si shtete të pavarura shkelin ligjin ndërkombëtar dhe integritetin e Ukrainës dhe marrëveshjen e Minskut. Bashkimi Evropian dhe partnerët do të reagojnë me vendosmëri në solidaritet me Ukrainën” ka shkruar Borell në Twiter.  /Shqip.com