Eskalon debati në Kuvendin e Shqipërisë, akuza e kundërakuza “Hajdut! Idiot!”
Publikuar:
(17.11.2022 19:07:57)

Me debate të ashpra është shoqëruar seanca parlamentare pasditen e sotme. Deputeti Agron Shehaj ka replikuar ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Gjatë fjalës së tij, Shehaj akuzoi se në projektin e menaxhimit të Parkut të Butrintit janë përfshirë kushërinjtë e Damian Gjiknurit, të cilët përfitojnë miliona euro nga kjo aferë.
Në përgjigje të tij, Gjiknuri zgjodhi ta provokojë deputetin demokrat. Gjiknuri e ofendoi Shehajn mbi pamjen dhe inteligjencën dhe duke e akuzuar për një ndërtim të fshehtë.
Pjesë nga debati:
Shehaj: Ti je hajdut. Të ka dalë boja.
Gjiknuri: Shko në gjyq.
Shehaj: Ti e kontrollon drejtësinë. Nuk ka drejtësi. Hajdut. Qepe. Unë kam punuar për këtë pasuri.
/Shqip.com