Kulturë

Është mbajtur gala-koncert për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Për nder të 15- vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, RTK  ka organizuar një Gala Koncert, të titulluar “Rrno për me tregue”, thënie  kjo e njohur dhe e marrë nga libri i At Zef Pllumit.

Ky koncert, eshte mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, dhe ishte në organizim të Radio Televizionit të Kosovës e mbështetur nga Komisioni Ndërshtetëror i Republikës së Kosovës.

Ndër emrat e njohur që kanë kënduar janë: Elsa Lila, Gjon’s tears, Jericho, Rona Nishliu, Florent Abrashi, pastaj kori Siperantum e shumë të tjerë.

Kurse, dirigjenti i këtij koncerti ishte Valton Beqiri.

/Shqip.com