Escobar: Politikanët e rajonit të merren me çështjet e këtij shekulli, jo me të kaluarën

“Rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit XXI dhe jo me probleme nga e kaluara”.
Kështu ka thënë zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Po ashtu, ai ka shtuar se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë prioritet integrimin ne Bashkimin Evropian.
“BE-ja është e vetmja alternativë për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai, transmeton REL.
“Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu”.

“|Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit në partitë politike dhe koncentrimin të mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike”, ka deklaruar ai.
Duke iu referuar bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, ofroi mbështetje për nismat rajonale.
“Rikthimi i bashkëpunimit dhe angazhimit të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin është shenjë e unitetit transaltantik”, deklaroi ai. /Shqip.com