Ermiona nuk merr pjesë në “dasmën” e Bledit dhe Nitës
Publikuar:
(17.02.2023 23:29:05)

Sot për nder të 15-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, “Vëllai i Madh” ka organizuar një dasëm kosovare brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Çifti i kësaj dasme ishin Bledi Mane dhe Nita Latifi të cilët shkëmbyen edhe puthjen e tyre.
Por, ajo që ra në sy ishte Ermiona e cila nuk qëndroi larg ambientit ku mbahej dasma.
Teksa të gjithë banorët po vallëzonin e këndonin, Ermiona është parë të qëndroj e ulur në tarracë teksa po i vëzhgonte nga larg.
Kujtojmë se edhe në kohën kur banorët po përgatitëshin për dasmën, Ermionës nuk i ka pëlqyer fustani i saj duke thënë se i zgjodhën një fustan të shëmtuar me e të cilin nuk do ta veshë.
/Shqip.com