Lajme

Erërat e forta sjellin probleme me rrjetin elektroenergjetik në Kosovë

Ilustrim

Gjatë natës së mbrëmshme e po ashtu edhe sot, Kosova është përballur me erëra të forta.

Madje këto erëra kanë sjell edhe probleme me rrjetin energjetik kryesisht në përçues dhe në shtylla elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka thënë se rajonet me të prekura janë Istogu, Peja, Deçani, Gjakova dhe Skenderaj.

“Përgjatë dy ditëve të fundit, vendi ynë po vazhdon të jetë nën ndikimin e erërave të forta. Gjatë natës së mbrëmshme, erërat e forta kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik, kryesisht në përçues dhe në shtylla elektrike. Rajonet më të prekura janë Istogu, Peja, Deçani, Gjakova dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Tutje, thuhet se KEDS ka shtuar ekipet në terren me qëllim që sa më parë të sanojnë dëmet në rrjet, për çka kanë kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve të tyre.

/Shqip.com