Lajme

Erërat e forta prishën rrjetin e energjisë, KEDS-i del me njoftim për pesë komunat e prekura

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike, (KEDS) ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin energjetik.

Sipas KEDS, zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajit dhe Mitrovicës.

KEDS-i njofton se ekipet e tyre janë duke u kujdesur që të rregullohen problemet e paraqitura.

“Ekipet tona janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku po paraqiten mundësitë e intervenimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, KEDS-I iu ka bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar, dhe në rast të problemeve të tjera të kontaktojnë në kanalet e tyre të komunikimit me konsumatorë.

Lexo edhe:
Stuhi e fuqishme godet Kosovën, kjo është harta që tregon situatën

Stuhi me erëra të fuqishme e shkarkime rrufesh kanë nisur në Kosovë.

Rajoni më i goditur aktualisht është ai i Prishtinës./Shqip.com