Lajme

Stuhi e fuqishme godet Kosovën, kjo është harta që tregon situatën

Ilustrim

Stuhi me erëra të fuqishme e shkarkime rrufesh kanë nisur në Kosovë.

Rajoni më i goditur aktualisht është ai i Prishtinës.

Kjo vërehet edhe në hartën e monitorimit të stuhive.

Stuhia

Siç shihet, në rajonin e Prishtinës aktualisht ka stuhi të mëdha dhe të fuqishme.

Theksojmë se në qershor, ka ndërruar jetë një 30 vjeçar pasi ishte goditur nga një dru që është rrëzuar nga moti i ligë në Prishtinë.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se bashkë më të edhe një grua është lënduar rëndë.

Lexo edhe:
Një 30 vjeçar vdes pasi goditët nga rrëzimi i drunjëve në Prishtinë

Ajo është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Lexo edhe:
IHMK-ja me rregulla si të ruhemi nga moti ekstrem: Mos përdorni brisqe, mikserë, tharëse flokësh dhe pajisje lavanderie

Edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishin vendosur rregulla se si të ruhemi nga moti ekstrem./Shqip.com