Erdogan: Vazhduam përpjekjet për zbutjen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë
Publikuar:
(10.01.2023 08:59:33)

Presidenti i Republikës së Turkisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, presidenti Erdogan gjithashtu tha se Turkia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë.
“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan, raporton Anadolu.
Për 20 ditë me radhë, në dhjetorin e vitit 2022, grupe të serbëve lokalë kishin bllokuar rrugët në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës.
/Shqip.com