Lajme Botë

Erdogan: Mediat sociale janë një nga kërcënimet kryesore të demokracisë

Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se mediat sociale janë një nga kërcënimet kryesore të demokracisë, transmeton Shqip.com.

Qeveria e tij është duke planifikuar të ndjekë ligjin për të dënuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatat në internet, raporton Asociated Press.

Por, studiuesit deklarojnë se ndryshimet e propozuara do të shtrëngojnë kufizimet për lirinë e të shprehurit.

“Media sociale, që është përshkruar si simbol i lirisë kur u paraqit fillimisht, është kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit të demokracisë sotme”, ka thënë Erdogan.

Ndërkaq, vitin e kaluar Turqia ka miratuar ligjin që u kërkon platformave të mediave sociale të cilat kanë më shumë se një million përdorues, të kenë përfaqësues ligjor dhe të ruajnë të dhënat.

Ligji i ri, do t’i bënte dezinformatat dhe lajmet e rreme si vepra të dënueshme kriminale deri në pesë vjet./SHQIP.com