Lajme Botë

Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-SHBA “të pashëndetshme”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë të shëndetshme, transmeton Shqip.com.

Kështu është shprehur ai të enjten, duke shtuar se Uashingtoni duhet t’i zgjidhë çështjet lidhur me blerjen e sistemit raketor rus S-400 nga Ankaraja, raporton ‘Teletrader’.

Marrëdhëniet mes dy aleatëve në NATO kishin prekur pikën më të ulët në fillim të vitit, kur Uashingtoni i vendosi sanksione industrisë turke të mbrojtjes shkaku i blerjes së sistemit rus.

SHBA kishte përjashtuar gjithashtu Ankaranë nga programi i aeroplanëve F-35, në të cilin vendi ishte blerës dhe prodhues.

Mediat turke kanë cituar Erdoganin të ketë thënë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Ankaraja do të përmbushë nevojat e veta të mbrojtjes nga cilido vend, po qe se Uashingtoni nuk i del në ndihmë. /Shqip.com