Erdogan: Bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve izraelite në Palestinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përmes telefonit i tha homologut iranian, Ebrahim Raisi se bota islame duhet të bashkohet kundër sulmeve izraelite në Palestinë.
Presidenti turk theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të shenjta dhe shmangien e një përshkallëzim të ri.
Rajoni aktualisht po kalon nëpër një periudhë të tensionuar sepse Izraeli po qëllohet me raketa nga veriu dhe jugu, përkatësisht nga Libani dhe Gaza.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu incidentet në xhaminë al-Aqsa dhe marrëdhëniet Iran-Turqi, thuhet në raport.
Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen i tha homologut turk, Mevlut Cavusoglu se ushtria izraelite do t’i përgjigjet çdo përpjekjeje për të terrorizuar civilët pas një sulmi në Bregun Perëndimor që vrau dy persona, raporton dailysabah.
Të mërkurën, Erdogan dënoi veprimet e policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem, duke thënë se xhamitë janë “vija e kuqe” për Turqinë.
/Shqip.com