Kulturë Kino

“Equal”, koreografia bashkëkohore premierë në Teatrin Kombëtar

Projekti artistik, “Equal”, i kompanisë “Noa Dance Theater”, më 22 shkurt do të jepet premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Equal” është projekti më i ri i artistik i kompanisë “Noa Dance Theater”, i cili vjen si rrjedhojë e kërkimeve të koreografisë së bazuar në teknikat më të fundit bashkëkohore, konkretisht në improvizim të kontaktit, të cilat nxjerrin në pah shtypjen gjinore si akt i dhunshëm dhe i dëmshëm fizik e psiqik.

Përmes imazheve që do të ofrohen përgjatë kësaj performance do të pasqyrohen situata që ngritin pyetje të cilat targetojnë reflektimin e shoqërisë mbi çështjet fragjile të barazisë gjinore.

“Equal”, me koreografi të Robert Nuhës është në kuadër të Fondit për Art Feminist, i krijuar nga organizata jo-qeveritare Art Polis.

Shfaqja do të mbahet të martën në ora 20:00.