Lajme

Enver Hoxhaj e viziton familjen e Hashim Thaqit

Enver Hoxhaj e viziton familjen e Hashim Thaqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka bërë një vizitë – sot, familjes së ish-Presidentit Hashim Thaqi.

Përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se i ka uruar familjen Thaqi – me rastin e Fitër Bajramit.

“Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Hoxhaj e ka edhe rolin e Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, teksa në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për postin e Kryeministrit.