Lajme

Enver Hasani i gëzohet humbjes së VV-së në Mitrovicë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur gëzimin e tij për humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

AI ka falënderuar Mitrovicën, për siç tha ai “është mbyllur dera për mashtruesit”.

“Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që i hapi dyert e theqafjes për popullsitë dhe fisnikërinë e tyre të rrejshme që ka tronditur plot vende më të qytetëruara se Kosova”.

“Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që ua hoqi maskën atyre që shiten si intelektualë e rrethohen me bashibozukë, injorantë, njerëz të pakultivuar e pa fije edukate dhe civilizimi”, ka shkruar ndër tjerash Hasani.

Përndryshe, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës ka arritur që të fitojë pa balotazh kundër kryetarit aktual, Agim Bahtirit – i cili kësaj radhe garoi nën sloganin e VV-së.

Ky i fundit e ka pranuar rezultatin zgjedhor, madje e ka thirrur Hamzën në telefon për ta uruar.

I ka kërkuar që të mos ndërpriten projektet e nisura nga ai. /Shqip.com