Rozë

Enca thotë se të dashurit dhe burrat e grave që flasin keq për të, po i shkruajnë mesazhe private

Këngëtarja shqiptare Enca po shijon qëndrimin në Dubai, ku kohë pas kohe ndanë imazhe e video të ndryshme.

Jo rrallë është kritikuar për ekspozimin e tepërt të trupit, sidomos nga gjinia femërore ndaj të cilave ka reaguar së fundmi.

Përmes disa instastorieve në Instagram, Enca ka reaguar e revoltuar për gratë që flasin keq për të.

Këngëtarja e hitit “Bow Down” shkruan se disa prej femrave që thonë gjëra të këqija në drejtim të saj, për fatin e tyre të keq janë ato të cilat partnerët e tyre i shkruajnë fshehurazi Encës.

“Sa herë që një bushtër e qelbur flet për mua, burri/dashnori/dashuri i saj është në mesazhet e mia, duke mu lutur t’i ulem në fytyrën e tij. Përulni veten qelbësira, përpara se unë ta bëj”, ka shkruar Enca në InstaStory.

Ajo nuk tregoi se me kë e kishte në veçanti, megjithatë duket të jetë e indinjuar me ato që ka dëgjuar të fliten rreth saj.

Theksojmë se muaj më parë Enca ka njoftuar se është bërë banore rezidente e Dubait./Shqip.com