Enca nis pushimet, lajmërohet nga vendi luksoz
Publikuar:
(31.03.2023 17:45:52)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia ka nisur pushimet në Dubai.
Ajo këtë e ka zbuluar në bazë të video dhe fotografive që ka sjellë nga atje, duke e quajtur shtëpi e dytë.
“Përshëndetje Dubai. Jam kthyer në shtëpinë time të dytë, jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Krijuesja e hitit “Break Down” ndërkohë shpesh ka marrë kritika për qëndrimin në Dubai dhe për jetën luksoze.
Madje, ajo ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikore, duke u larguar edhe nga koncertet.

/Shqip.com