Lajme

EMRAT/ Deputetët e PD që nuk iu bashkuan Kuvendit të Berishës

Sali Berisha zhvilloi sot punimet e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit. Ndonëse bëri thirrje për bashkim, jo të gjithë deputetët e PD iu përgjigjën ftesës së tij.

Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk iu janë përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar ku Sali Berisha do të votëbesohet.

Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.

Gazment Bardhi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Saimir Korreshi nga grupi “Bardhi” refuzuan Kuvendin.

Gjithashtu, Kuvendin e Berishës e bojkotuan edhe Jorida Tabaku, Agron Shehaj, Helidon Bushati. Shto këtu edhe deputetët e Lulzim Bashës të cilët janë rreshtuar në anën e PD zyrtare.

Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” janë të pranishëm 1203 delegatë.

Berisha do të votëbesohet se kryetar i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit.

/Shqip.com