Emmanuel Macron rizgjidhet president i Francës
Publikuar:
(24.04.2022 20:15:35)

Emmanuel Macron është rizgjedhur president i Francës me 58% të votave.
Macron kishte përballë Marine Le Pen, të cilës i kreditohen 42% e votave, sipas vlerësimeve të para të institutit të sondazheve Ifop.
Gjatë ditës në Francë u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, raporton “Le Figaro”.
Në garë ishin presidenti aktual, Emmanuel Macron, dhe kundërshtarja Marine Le Pen.