Kulturë Kino

“Emily in Paris”, rikthehet në Netflix

“Emily in Paris”, do të fillojë me sezonin e ri në Netflix.

Tashmë është publikuar edhe traileri i serialit, i cili e shfaq aktoren Lily Collins, duke u përpjekur të përshtatet me jetën në Paris.

Emily (Lili Collins), e gjen përfundimisht vetën në mes të dy zgjidhjeve të qëndrojë në Paris – apo të rikthehet në Çikago.

Jeta e ndërlikuar e Emily gjithashtu luan një rol në vendimin e saj të vështirë . Në fund të sezonit 2, ajo largohet duke mos qenë në gjendje të shohë një të ardhme as me Gabriel ( Lucas Bravo ) as me Alfie ( Lucien Laviscount ).

E ardhmja e Emily mbetet e pasigurt edhe në këtë sezonë.

“Emily in Paris” fillon transmetimin në Netflix më 21 dhjetor.

/Shqip.com