Elshani: Mbi 2 mijë targa të konvertuara nga ilegale në RKS
Publikuar:
(20.11.2023 16:34:17)

Numri i veturave që janë regjistruar nga ilegale në RKS ka shkuar mbi dy mijë.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
“Sot veturat e regjistruara nga ilegale në RKS e kanë kaluar numrin 2 mijë”, tha Elshani.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.
Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e veturave do të jetë deri më 1 dhjetor.
/Shqip.com