Ekzekutohet në një atentat armiku i Ervis Martinajt, gruaja mbetet e plagosur
Publikuar:
(09.05.2024 23:00:07)

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Greqi, vdes burri, gruaja dërgohet me urgjencë në spital
Një atentat mafioz ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Mesologjiu në Athinë.
Dy persona, burrë e grua u qëlluan me armë në automjetin e tyre.
Burri ka vdekur në vend, ndërsa gruaja e plagosur është dërguar në spital.
Burime policore thanë për gazetarin e TCH, Artur Bibe, se viktimat janë shqiptarë.
Sipas tij, ata u qëlluan nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
/Shqip.com