Lajme

Ekzekutimi i Denis Kasajt/ Si agjenti i SHISH dhe vëllai i avokatit të PS u shiti informacione vrasësve

Britanikja Daily Mail përmes një artikulli të gjatë hodhi dritë mbi një atentat mafioz të para 7 viteve.

Në vitin 2016 është ekzekutuar Denis Kasaj teksa po udhëtonte i shoqëruar nga Klement Kastrati në autostradën Fier-Vlorë. Kjo vrasje sipas Daily Mail është kryer falë informacioneve që agjentët e SHISH, pjesë e njësisë ‘Merlin’ që financohej nga Britania e Madhe për të goditur krimin e organizuar.

Në fakt, agjentët e SHISH në vend që t’i përbaheshin zotimit dhe betimit para ligjit, kanë bërë të kundërtën, duke iu shitur informacione grupeve kriminale të cilët më pas goditën njëri-tjetrin.

Nga kjo veprimtari kriminale e agjentëve të SHISH u vra një person dhe institucioni që duhet të ishte garant i besueshmërisë dhe zbatimit të ligjit i është vënë një damkë jo e vogël.

Por kush ishin agjentët e paguar nga qeveria britanike dhe që u shisnin informacione bandave?

Syri.net paralajmëroi në një artikull të para tre ditëve atë që tabloidi Daily Mail përcolli në detaje sot për lexuesit shqiptarë dhe ata britanikë. Zbarkimi i DEA-s në Shqipëri dhe mënyra se si ata iu drejtuan direkt qytetarëve shqiptarë duke kërkuar të njoftojnë se kush dhe si kryhet trafiku i drogës, në shmangie të plotë të autoriteteve, tregon shumë më tepër se dukja sipërfaqësore që kërkon t’i veshë qeveria.

Syri.net ka përmendur me emër një prej ish-agjentëve të SHISH i cili është akuzuar dhe dënuar në vitin 2017 për shitjen e informacioneve te elementët kriminale. Ai është Florian Bushi, emër jo pak i njohur dhe person i afërt me drejtuesin aktual të SHISH, Oljan Kanushi. Me këtë të fundit, Bushi ka patur një takim në datën 20 janar të këtij viti, ditë e premte, në orën 17.00, pra, jashtë orarit zyrtar të punës në institucion dhe kur punonjësit ishin larguar.

Florjan Bushi është akuzuar me emër dhe mbiemër nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ka qenë personi që ka informuar vrasësit për lëvizjet e Denis Kasajt. Dhe kjo u provua me fakte sepse në telefonin e autorit, Ilir Memushaj hetuesit administruan të dhëna dhe informacione të shitura nga agjentët “Merlin” për prenë e tij. Florjan Bushi njihet edhe pwr lidhjet me partinw nw pushtet, pasi wshtw vwllai i avokatit tw Partisw Socialiste, Eno Bushi.

Ish-agjenti i SHISH, i inkriminuar si bashkëpunëtor i bandave kriminale, i rekrutuar prej tyre duke iu shitur informacione për rivalët, është sërish në qarkullim. Emërimi nga Edi Rama i drejtorit të ri të SHISH, pasi dëboi dhunshëm Helindon Bendon, është një lajm i keq për sigurinë në vend. Hyrje-daljet e Florjan Bushit në zyrën e Oljan Kanushit janë gjithashtu një lajm tronditës.

Dhe jo më kot amerikanët janë alarmuar dhe DEA po bën gjithçka që të shmangë kontaktet me institucionet ligjzbatuese pikërisht për shkak të rënies së besueshmërisë. Dhe pas denoncimit të Daily Mail është radha e britanikëve të veprojnë urgjentisht sepse nga taksapaguesit e tyre janë paguar agjentë që i kanë shërbyer krimit të organizuar./Syri.net

/Shqip.com