Ekspozitë në Muzeun e Artit Mesjetar kushtuar Johan Pagëzorit
Publikuar:
(13.05.2024 22:19:44)

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bëri të ditur se së shpejti do të çelë ekspozitën “Johan Pagëzori”.
Ekspozita sjell figurën e Johan Pagëzorit, si një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuara në traditën ikonografike bizantine.

Ekspozita i është kushtuar tërësisht figurës së Johan Pagëzorit, ku janë përzgjedhur rreth 13 ikona, të cilat janë paraqitje të ndryshme të tij dhe u përkasin autorëve e periudhave të ndryshme. Pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen për herë të parë.
Me rastin e hapjes së ekspozitës, do të mbahet një sesion shkencor, ku studiues dhe njerëz të rëndësishëm të artit bizantin do të kumtojnë mbi temën. /atsh
/Shqip.com