Lajme

Eksperti gjerman: Kurti, viktimë e botëkuptimit të tij dogmatik

Kanë kaluar dy dekada prejse kur ka përfunduar lufta, por tensioni mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon. Me ritme të ndryshme, por gjithmonë konstatnt. Fushbeteja e kryesore e shpërfaqjes së këtyre dallimeve mbetet Veriu i Kosovës.

Në Veri për 20 ditë gjatë muajit dhjetor të vitit 2022 strukturat ilegale serbe vendosën barrikada, duke bllokuar gjithçka atje, edhe pikat kufitare. Për ekspertin e Ballkanit dhe bashkëpunëtorin e lartë të Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, insistimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të pasur një dialog nga poshtë-lartë me serbët e Kosovës pa Serbinë ka dështuar.

Weber, në një intervistë për “Albanian Post”, potencon se “Kurti, në mënyrë të parashikueshme u bë viktimë e botëkuptimit të tij dogmatik që i imagjinon serbët e Kosovës si qytetarë të pavarur”.

“Serbët e tillë të Kosovës, pra në veri, megjithatë nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë derisa të kemi një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që bazohet në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të bëhen anëtarë të plotë të Kosovës, shtetit dhe shoqërisë, pra qytetarë të lirë”, thotë Weber.

Weber, i doktoruar në Sociologji në Universitetin e Hanoverit, i njeh mjaft mirë zhvillimet në Ballkan. Profesori gjerman shpjegon se Perëndimi vendosi ta ndihmojë Kosovën të fitojë pavarësinë si e vetmja mundësi realiste për zgjidhjen e konfliktit, por megjithatë këtij shteti të ri nuk ia dha “integritetin e mjaftueshëm”.

“Problemi është se ky hap nuk e zgjidhi konfliktin, mosmarrëveshjen, në tërësi, pasi e la Kosovën pa sovranitet të plotë, integritet territorial dhe të njohur ndërkombëtarisht. Plus, e la Serbinë plotësisht të vetëdijshme se e kishte humbur Kosovën”.

Ndërkaq, kur pyetet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shton se “Asociacioni iu dha si një gjest simbolik Beogradit”.

/Shqip.com