Sport Ndërkombëtar

EKSKLUZIVE: Superkupa e Kosovës Ballkani– Llapi luhet në Turqi, kjo është data e zhvillimit të ndeshjes

Sfida e Superkupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 19 janar të vitit 2023 në Antalia të Turqisë.

Ballkani si kampion në fuqi dhe Llapi si fitues i Kupës së Kosovës edicionin e kaluar janë në garë për trofeun e çmuar.

Shqip.com mëson ekskluzivisht se të dyja ekipet do të udhëtojnë në qytetin bregdetar turk në janar për të kryer fazën përgatitore dhe njëkohësisht do ta zhvillojnë duelin e Superkupës së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Superkupa e Kosovës luhet në Turqi.

Para jo shumë edicioneve, Prishtina dhe Drita u ndeshën në Superkupë pikërisht në shtetin turk.

/Shqip.com