Lajme

Ekrem Kastrati zyrtarisht kryetar i Malishevës

Ekrem Kastrati dhe Ragip Begaj.

Ekrem Kastrati është zyrtarisht kryetar i Malishevës.

Të enjten është bërë pranim dorëzimi i postit të kryetarit.

Kastrati detyrën e mori nga Ragip Begaj i cili ka qenë kryetar i Malishevës që nga viti 2013.

Sigurisht, Begaj tha se kanë punuar shumë gjatë qeverisjes.

Në anën tjetër, Kastrati ka premtuar punë të palodhshme për Komunën e Malishevës.

Komuna e Malishevës.

Nisma Socialdemokrate e fitoi mandatin e tretë në Malishevë.

Kjo është komuna e vetme në të cilën qeverisë.

U sfiduan nga Partia Demokratike e Kosovës në balotazh.

Kandidati i PDK-së për Malishevë ishte Isni Kilaj, ish-kryetar gjatë viteve 2007-2013.

Pasi i humbi zgjedhjet e pranoi humbjen, uroi kundërkandidatin dhe deklaroi se “jeta e tij politike ka mbaruar”. /Shqip.com