Einxhel thumbon marrëdhënien e Kiarës dhe Luizit?

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania, po komentohet shumë edhe nga banorët e edicioni të kaluar.
Më së shumti është Einxhel ajo që po hedh edhe “kunja” për banorët e shtëpisë.
Ajo së fundmi, ka bërë disa postime në Twitter, ku thotë: “Kisha për të paguar qiranë sot, i thashë s’po gjej portofolin, kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë për shembull“.
E kjo ka marrë reagime se mund të jetë e lidhur me veprimet e Kiarës ndaj Luizit, e cila u shpreh se i duhej pak kohë për marrëdhënien e saj me Luizin.
Ajo po ashtu publikoi një video kur ishte brenda shtëpisë së “BBVA” dhe shprehej se “E pëlqente Dagzin”, që në javën e parë të njohjes së tyre brenda shtëpisë.
Qe te me lini mua jashte krahasimeve…Just a lil reminder and ignore kremin😅
Dita e 7 e Dagzit brenda:“Po më pëlqen”/Einxhel flet për Arbrin – Big Brother Albania Vip https://t.co/7bhrVMnU5D via @YouTube
— Einxhel Shkira (@EinxhelShkira) January 21, 2023
/Shqip.com