Einxhel konfirmon shtatzëninë- ajo dhe Dagz po presin fëmijën e parë

Einxhel dhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar moderatorja me anë të një video në Instagram meqë rast bëri edhe një dedikim të ëmbël.
“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë…Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re…Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti tët bekoj me dhuratën me hyjnore…Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje Jete…dhe në mezi po presim tët prekim duart e tua të vogla…”, ka shkruar Einxhel.
A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)
Moderatorja pranoi urime të shumta në postim teksa nuk munguan as urimet e ish-banorëve të Big Borther Vip.
Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz nisën romancën brenda shtëpisë së famshme duke u bërë çifti më i dashur i formatit./Shqip.com