Einxhel dhe Beatrix kalojnë ditën së bashku
Publikuar:
(10.05.2022 08:24:43)

Einxhel dhe Trixa ditën e djeshme janë takuar për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip.
Ndonëse brenda shtëpisë kishin raporte të mira me njëra-tjetrën, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ish-partnerin e këngëtares.

Donaldi dhe Einxhel patën një nga debatët më të fortë, duke krisur njëherë e mirë marrëdhënien e tyre. Me përfundimin e lojës, këto raporte nuk kanë ndryshuar mes tyre. Por kanë ndryshuar për Einxhel dhe Beatrix që patën një ftohje që erdhi si pasojë e tensioneve mes moderatores dhe Donaldit.
Së fundmi vajzat janë takuar dhe kanë kaluar thuajse tërë ditën bashkë ku nuk munguan as imazhet e përbashkëta.
Derisa Trixa nuk është me Donaldin, Einxhel vazhdon të jetë me Dagz, lidhje po ashtu e nisur në format./Shqip.com