Rozë

Edoni: Një gay dhe një lezbike janë brenda shtëpisë

Edoni pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, ka befasuar me deklaratat e tij.

Ai mendon se brenda shtëpisë ka edhe persona të tjerë të komunitetit LGBTQ+.

Ai tha se ka dyshime se në shtëpi janë edhe një homoseksual e një lezbike, por nuk pranoi t’i jap emrat e tyre me arsyetimin se dëshiron të ua mbroj identitetin.

“Për mendimin tim janë dy persona, po nuk tregoj unë emra se nuk dua të ua shkel identitetin, ata e kanë të drejtën e tyre me pranu kush janë, nëse nuk duan ta pranojnë, e kanë të drejtën kurrë mos ta pranoj kështu që nuk kam çka tregoj unë për ta. Thjesht i kam dyshimet e mia për dy persona, për një gay dhe një lezbike”, tha ai

Edoni doli të prenten nga shtëpia e BBVK.

/Shqip.com