Edit i publikohet fotografia me “të dashurën” jashtë ‘Për’puthen’

Tashmë e një kohë të gjatë është përfolur se konkurrenti i “Për’puthen” Edi është në një lidhje dashurie jashtë emisionit.
Një gjë e tillë nuk është diskutuar në studio, por as nuk është mohuar nga personi në fjalë.
E gjithë ky dyshim nisi pasi që ai shihej në krahë të një vajzë misterioze e që del të jetë vajza e njëjtë me të cilën është duke i kaluar pushimet.
Fotografia e tij me vajzën është duke bërë gjiro në rrjete sociale, pasi që Edi është duke e akuzuar për mashtrim në emision.
Dyshimet rritën më shumë pasi që Edi ka disa ditë që ka munguar në emision dhe siç duket gjendet në pushime.
Kjo nuk është hera e parë që është përfolur për një lidhje të protagonistit në fjalë.

Këtë e ka bërë publike, kohë me parë edhe faqja në Instagram “Demaskojnë Përputhasit” teksa një ndjekës i faqes së tyre ia ka dërguar foton gjithashtu i ka lënë edhe një mesazh.
“Përshëndetje të nderuar. Desha të ju përshëndes dhe të dërgoj një foto nga Aeroport i Prishtinës. Me datën 26.09 2021 rreth orës 15:50, Eduarti me të dashurën e tij. Ajo vajza ishte duke udhëtuar për në Zvicër saktësisht për në Basel isha edhe unë me të njëjtën kohë, po ashtu edhe në të njëjtin aeroplan për në Basel.
Kisha pas dëshirë që këtë foto ta publikoni në TV. Jam një milionë për qind e sigurt që është e dashura e tij, për fat të keq nuk kam mundur të bëjë një foto tjetër kur është përshëndetur (përqafuar dhe puthur në buzë me Eduartin). Me të kishte edhe disa udhëtar që me penguan të bëja foto tjera. Ju përshëndes nga zemra me respekt.(Anonim)”, ka qenë mesazhi që ka shkuar në llogari të kësaj faqe./SHQIP.com