Edi tregon çfarë ka ndodhur në mes tij dhe Noizyt
Publikuar:
(22.03.2023 12:03:04)

Ish-konkurrenti i Përputhen, Edi ka treguar historinë e takimit të tij me Noizyn.
Ai ka thënë se me reperin janë takuar në Zvicër në një shisha-bar dhe ishte sigurimi i tij që e ka ftuar që të qëndrojë në një tavolinë më ta.
I pyetur pse e ka larguar Noizy nga Instagrami i tij ai tha se janë keqkuptuar nga një intervistë e tij.

“Me ka keqkuptuar nga një intervistë që e kamë dhënë unë. Unë kamë respekt për të shumë. Video është bërë virale, ku mediat kanë shkruar kinse unë kam thënë se Noizy ëstë ai që më ka folur i pari”.
Ai tha se ka dëshirë që të sqarohet më të për shkak të respektit që ka për të.
/Shqip.com