Edi Rama”i fiksuar” pas këngës së re të Fifit
Publikuar:
(30.11.2021 14:19:37)

Kënga “Diell” e krijuar nga këngëtarja nga Ferizaj, Fifi sa ishte në Big Brother ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka ndarë në Instagramin e tij një video ku në sfond dëgjohet kënga e Fifit.
“Valbona Magjike”-shkruan ai në mbishkrimin e videos të shpërndarë.
Kënga e re e Fifit ka marrë vëmendje të madhe dhe deri më tani numëron mbi 1.5 milion klikime në Youtube.
View this post on Instagram
Ndryshe, Fifi ka një javë që është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo ka thënë se dëshiron të i kushtojë kohë vetës, pasi sipas saj qëndrimi në BBV nuk është duke i bërë mirë./SHQIP.com