Rozë

Edi ofendon rëndë Ritvanën dhe tregon historinë e fshehur të saj me Argjendin

Argjendi, Ritvana dhe Edi

Argjendi konkurrenti nga Kosova mbrëmë është larguar nga emisioni i dashurisë “Për’puthen” me arsyen se është duke njohur një vajzë jashtë programit dhe se nuk ka interes për asnjërën nga vajzat që janë përballë tij.

Por, para kësaj ai tha se Ritvana ka qenë disa herë në shtëpinë e tij dhe kjo e fundit është duke e gënjyer publikun.

Pas kësaj, Ritvana tha se një gjë e tillë nuk është e vërtete dhe ai vetëm dëshiron që t’i hakmerret asaj.

Argjendi dhe Ritvana

“Nuk është e vërtetë Bora, betohem me familje se asnjëherë nuk kam shkuar”, ka thënë ajo.

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe ish-konkurrenti tjetër, Eduard Kuçi, i cili nuk ka kursyer fjalë ofenduese për Ritvanën duke e quajtur mashtruese.

“Unë mundem me vërtetu se e kam parë më Argjendin disa herë në banesë të tij, por edhe në makinë se unë ia kamë dhënë makinën time. E kam parë disa herë që ka hyrë më të në pallatin e vetë, kështu që ajo është një gënjeshtare, mashtruese”, ka thënë Edi.

Lexo edhe:
Pas sherrit me Ritvanën, Argjendi largohet nga ‘Për’puthen’

Edi është përjashtuar nga program së bashku me Adën, pasi që janë takuar jashtë emisionit-gjë që është e ndaluar me rregulla të produksionit./SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=Ocmnpwswx8I