Edhe një person tjetër largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Edhe një person tjetër i cili vuante dënimin në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës është arratisur.
Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, mungesa e të arratisurit është vënë re rreth orës 19:00.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës. Mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve. Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Sipas SHKK-së, i arratisuri ishte i dënuar për vjedhje.
“A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”.
Kujtojmë se brenda një jave, janë arratisur dy persona nga e njëjta qendër korrektuese.
Një person arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë – SHQIP.com
Njëri prej tyre ishte me inicialet B.R dhe ishte i dënuar për vjedhje.
Një person arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë – SHQIP.com
Ndërsa, personi i parë ishte i dënuar për veprën penale “Grabitje”.
/Shqip.com