“Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë”, Erion Veliaj shprehet i lumtur për mbajtjen e Sunny Hill në të dy vendet

Lajmi për rikthimin e “Sunny Hill” në Prishtinë ka lumturuar gjithë adhuruesit e këtij festivali.
Por jo vetëm. I lumtur për këtë rikthim u shpreh edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar si “një super lajm për të gjithë.
“Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë! BASHKË!” shkruan Veliaj.

Pas një debati njëjavor, prej kur u njoftua se ky festival po anulohej në Prishtinë, Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe “Sunny Hill” dolën me një deklaratë të përbashkët ku njoftuan për rikthim.
Kurse sa i përket lokacionit të festivalit në Sunny Hill ende nuk dihet./Shqip.com