Edhe dy muaj paraburgim për ish-policin serb, Dejan Pantiq

Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia vazhduar ish-policit serb Dejan Pantiq i dyshuar për terrorizëm, masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Me datë 08.03.2023 Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së Arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e Arrestit shtëpiak i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, deri me datë 09.05.2023”, ka thënë Gashit.
Pantiq dyshohet se ka kryer veprën penale “Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje” nga nen i129, paragrafi 1 lidhur me nenin 128, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Ndryshe, më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi të dyshuarit masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, raporton Betimi Për Drejtësi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte shprehur rreth ndryshimit të masës së sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, të ish-policit serb, të akuzuar për terrorizëm, Dejan Pantiq.
Ai kishte thënë se është kureshtar të di se kush është prokurori që ka bërë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Pantiqit dhe cili gjyqtar e ka aprovua.
/Shqip.com