Kulturë

Ed Sheeran publikon këngën me videoklip të realizuar në Ukrainë

Këngëtari i njohur Ed Sheeran, së bashku me reperin Lil Baby, kanë publikuar këngën “2step”, në mbështetje të Ukrainës.

Videoklipi i këngës u xhirua në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, tashmë të pushtuar në Rusia.

Të gjitha honoraret dhe të ardhurat për këngën janë dhënë si ndihmë financiare për Ukrainën.

“Kam filmuar videon ‘2step’ në qytetin e Kievit, përpara se të fillonin të ndodhnin aktet shkatërruese të dhunës,” tha Sheeran në një deklaratë.

“Ishte hera ime e parë që vizitoja vendin dhe u ndjeva shumë i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje, të gjithë nga grupi i prodhimit deri te njerëzit e shumtë që takova gjatë ditëve të mia të pushimit.”

Tutje, ai tha “Ukraina është një vend krenar dhe jam mirënjohës që pata rastin të filmoj videon time atje. Unë qëndroj me Ukrainën.”

Sheeran, të hënën kishte bërë të ditur se videoklipi u xhirua vitin e kaluar, gjatë kohës kur Kievi ishte në paqe.