Ed Sheeran dhe Camila Cabello i bashkohen koncertit humanitar për Ukrainën

Camila Cabello, Ed Sheeran dhe Snow Patrol do të luajnë në koncertin e javës së ardhshme për Ukrainën, i cili do të transmetohet në ITV dhe STV.
Biletat dalin në shitje të martën, me koncertin që do të zhvillohet në Resorts World Arena, Birmingham, më 29 mars.
Cabello tha se “zemra e saj po thyhej” për popullin e Ukrainës, duke shtuar se “ne të gjithë kemi një përgjegjësi” për të ndihmuar, shkruan BBC.
Koncerti do të drejtohet nga Spice Girl Emma Bunton, së bashku me Marvin Humes dhe Ronan Kemp.
Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, i cili ofron ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët në Ukrainë dhe vendet fqinje.
ITV është zotuar gjithashtu se të gjitha të ardhurat nga sponsorizimi dhe reklamat e krijuara nga transmetimi – rreth 3 milion euro do t’i dhurohen apelit.
“Unë do të këndoj për të ndihmuar çdo qenie njerëzore që është detyruar të largohet nga shtëpia dhe në solidaritet me ata që diskriminohen brenda kësaj krize humanitare,” tha Sande në një deklaratë.
Shfaqja po prodhohet nga ITV në bashkëpunim me rrjetin radio Global i cili do të transmetojë drejtpërdrejt mbulim prapaskenash në stacionet e tij Heart dhe Capital.