E turpshme / Vidhen paratë e bamirësisë në kasafortën e një xhamie në Lipjan
Publikuar:
(25.01.2024 09:49:18)

Janë vjedhur paratë e bamirësisë në një xhami në fshatin Gumnasellë të Lipjanit.
Sipas policia aty persona të panjohur e kanë hapur me forcë dritaren e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë.
“Fsh. Gumnasellë, Lipjan 34-24.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është hapur me forcë dritarja e xhamisë dhe prej aty janë vjedhur një kasafortë ku ka pasur para të bamirësisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com