Videoklipi i Beatrixës zgjidhet më i miri në Shqipëri
Publikuar:
(28.05.2022 10:13:01)

Mbrëmë është zhvilluar finalja e madhe e ‘Netët e Klipit’ në kalanë e Ulqinit.
Në këtë organizimi janë ndarë çmimet për këngëtarët më të mirë në kategoritë përkatëse.
Ajo që ka triumfuar është Beatrix Ramosaj, e cila ka rrëmbyer edhe çmimin kryesor, njëherazi edhe çmimin e publikut.

‘By My Side’ është kënga që ka plotësuar të gjitha kriteret e jurisë dhe ia ka dal të triumfojë.
Ndryshe, Trixa është komentuar shumë për lidhjen me Donald Veshaj. Me këtë të fundit është ndarë muaj më parë./SHQIP.com