E quajti “hajvan”, Matoshi i kërkon falje Shalës

Analisti, Halil Matoshi teksa debatonte me analistin tjetër, Krenar Shalën, e quajti këtë të fundit “hajvan”, por i ka kërkuar falje publike.
“Zoti i ka ndalur rastet hajvan”, ishte reagimi i Matoshit në Kanal 10, pasi Shala i kërkoi ta përgëzonte Qeverinë për uljen e infeksioneve.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi, ka shprehur keqardhje, duke thënë se “Shala ishte zakonisht korrekt ndaj tij”.
“Për shkak të shprehjes së pavend dhe fyese, “hajvan”, të shqiptueme mbramë gjatë debatit në Politiko me Kushtrim Sadikun, ashiqare pa paramendim, ndihem keq sinqerisht para Krenarit, me të cilin shpesh nuk pajtohemi, por nuk kemi asgjâ ndërpersonale”, ka shkruar Matoshi.
Matoshi shtoi se e pranon të drejtën e pakontestueshme të Shalës për ta shprehur mendimin e tij.
“Porse e pranoj se kam bâ gabim, sepse Krenari nuk e meriton asnji lloj fyemje”, deklaroi Matoshi.
Ai edhe gjatë emisionit i kërkoi falje Shalës, menjëherë pas etiketimit ofendues. /Shqip.com