E papritur, Fifi shihet prapë afër Granitit

Raporti mes Fifit dhe Granitit ka marrë drejtim tjetër pasi ky i fundit u shpreh se nuk mund të ketë diçka më shumë mes tyre dhe e sheh si person të afërt.
Ish-futbollisti i tha Fifit se nuk mund të jenë më shumë se shokë.
“Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…”, ka thënë ai.
Kjo gjë ka bërë që këngëtares t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe banorët kanë kërkuar të thirret ambulanca.

Ndërsa, tashmë dyshja janë parë para pak momentesh të ulur afër njëri tjetrit dhe duke biseduar.
Siç duket marrëdhënia e dyshes është kthyer në normalitet.
Lidhur me këtë të fundit ka reaguar edhe motra e Granitit, Genta, e cila ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”.

“Jemi me ty GPAPITO, të dua Granit”, ka shkruar moderatorja duke mbështetur vëllain e saj pas prishjes së raportit me Fifin./SHQIP.com