E ngacmoi përmes mesazheve, arrestohet suharekasi
Publikuar:
(14.05.2023 09:14:12)

Një person është arrestuar dje në Suharekë.
Ai dyshohet se e ka shqetësuar dhe ngacmuar në vazhdimësi një grua përmes mesazheve në telefon.
“NGACMIM – Suharekë 13.05.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilën ishte duke shqetësuar e ngacmuar në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/Shqip.com