E lidhur me një biznesmen shqiptar? Selena Gomez tregon si qendron e vërteta

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka treguar se është ‘single’ dhe jo në lidhje dashurie.
Ajo ka postuar së fundmi në TikTok, një video të vetes duke sinkronizuar fjalët në audion virale të King Nas, e cila shfaq një burrë që përpiqet të bëjë për vete një grua, por që në fund nuk ia del.
“Ndoshta kjo është arsyeja përse unë jam beqare. Mos i besoni këtyre fjalëve”, ka shkruar këngëtarja sipër postimit.
@selenagomez Maybe this is why I’m single. Don’t believe a damn word. 😭🤣
Në fillim të muajit, Selena u fotografua duke ndjekur një koncert të Dua Lipës në New York së bashku me biznesmenin shqiptar, Zen Matoshi.
Megjithatë, një burim i afërt me Gomez tha për E!News se të dy janë thjesht miq.

Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars.
Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau një video në “Instastory” që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”./SHQIP.com